LSDM, kërkon rritje të pagave për punëtorët

18.01.2025 15:49

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka pyetur VMRO-DPMNE-në...

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka pyetur VMRO-DPMNE-në, Qeverinë por edhe opinionin se si ka mundësi që buxheti i shtetit të jetë 6 miliardë euro, por nga ana tjetër të mos ketë mjete për paga më të larta për punëtorët.

Sipas LSDM-së, gjëja më e rëndësishme për qeverinë është komoditeti i zyrtarëve, rrogat e tyre të larta, makinat e shtrenjta dhe mobiljet luksoze, ndërsa punëtorët janë lënë në dorën e tyre.

“Pavarësisht se qeveria ka një buxhet rekord prej 6 miliardë eurosh për këtë vit, ajo thotë se nuk ka para për të rritur pagat e punëtorëve. Kjo tregon mungesë respekti të plotë për punën e punëtorëve dhe paaftësinë e qeverisë për t'iu përgjigjur nevojave ekonomike të qytetarëve. Po ashtu, qeveria po i ngarkon qytetarët me borxhe të reja. Krahas huamarrjes prej 500 milionë eurosh nga Hungaria, qeveria ka marrë 128 milionë euro në 3 muajt e fundit përmes bonove të thesarit dhe obligacioneve dhe 73.7 milionë euro nga kreditorët vendas. Bëhet fjalë për borxhe të reja mbi 200 milionë euro në shpinën e qytetarëve që do t'i paguajnë brezat e ardhshëm. Gjithashtu Qeveria injoron me këmbëngulje propozimin tonë për një pagë minimale prej 500 euro, e cila është e nevojshme për t'iu përgjigjur rritjes së kostos së jetesës”. – tha Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.