Kumanovë, virozat rrisin numrin e thirrjeve në Ndihmën e Parë

18.01.2025 15:17

Si zakonisht gjatë mujit Janar...

Si zakonisht gjatë mujit Janar, gjithnjë e më shumë po vërehet rritja e numrit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjeksore në Ndihmën e Shpejtë në Kumanovë.

Nga ky repart për programin tonë deklaruan se ditëve të fundit është rritur dukshëm numri i pacientëve të moshave të ndryshme, si fëmijë poashtu të rritur e të moshës së shtyer, madje deri në 30 thirrje në ditë pranojmë për intervenim. Kryesisht bëhet fjalë për pacientë me viroza por edhe sëmundje të ndryshme kronike.

“Me uljen e temperaturave kemi edhe rritje të numrit të të sëmurëve nga gripi sezonal të cilët janë me simptoma sic është kokëdhimbje, dhimbje fyti, temperature e lartë, kollë. Si pasojë e uljeve të temperaturave por edhe gjatë festive të fund vitit kemi patur numër të lartë të thirrjeve por edhe të intervenimeve tona me cka numri varion nga 25 deri 30 thirrje e intervenime brenda ditës. Gjatë kësaj periudhe të gripit sezonal pacientët me sëmundje dhe onkologjike kemi hasur koomplikime të gjerndjes së tyre dhe për ate kemi pasur më shumë intervenime edhe në këtë aspekt përvec se aksidenteve rrugore dhe intervenime të tjera”, - theksoi, Blend Aliu, kryeshef i Ndihmës së Shpejtë Kumanovë.

Përpos thirjeve për ndihmë nga sëmundje të ndryshme, thirrje ka edhe nga qytetarë që pësojnë lëndime nga ngricat në rrugë e trotuare si dhe nga aksidente të ndryshme në trafik.

“Për shkak të ngricave dhe jo pastrimit të rrugëve janë shtuar edhe aksidentet rrugore, rrëshqitje të automjeteve, si dhe rrëshqitje të qytetarëve gjatë ecjes kanë pësuar lëndime trupore, fraktura. Pacientët të cilët kanë problem me gripin sezonal është mirë që më shpesh të bëjnë ajrosjen e ambientit, mos të rrijnë në ambiente të mbyllura, të mbajnë higjienën personale, të moshuarit por edhe të tjerët mirë është dhe munden të vaksinohen me vaksina kundër gripit sezonal”, deklaroi, Blend Aliu, kryeshef i Ndihmës së Shpejtë Kumanovë.

Nga Ndihma e Shpejtë në Kumanovë u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin grumbullimet familjare me qëllim parandalimin e virozave të ndryshme. (Fatlum Aqifi, TVM2)