Armëpushimi në Gaza, hyn në fuqi mëngjesin e së dielës
Mëngjesi i së dielës do të shënojë fundin e një lufte...

Mëngjesi i së dielës do të shënojë fundin e një lufte të përgjakshme 15 mujore në Gaza dhe që u ka marrë jetën më shumë se 46 mijë njerëzve.
Qeveria e Izraelit i dha dritën jeshile marrëveshjes me Hamasin që parashikon një plan në tre faza të shtrirë në 6 javë.
Megjithatë bombardimet izraelite kanë vijuar deri orët e fundit duke shkaktuar 119 viktima që nga e mërkura kur Hamasi pranoi draftin pas negociatave të zhvilluara me ndërmjetësimin e Katarit dhe Shteteve të Bashkuara.
33 nga 98 pengjet izraelite, do të lirohen në fazën e parë, në këmbim Izraeli do të lirojë pothuajse 2000 palestinezë nga burgjet e tij. Ndërsa familjet me padurim po i presin në gjirin e tyre familjar të liruarit.
“Të dielën do të kemi një festë familjare, sepse do ta presim Osamën, I cili njëkohësishtë po të dielën feston edhe ditëlindjen e tij, Osama është lindur më 19 Janar të vitit 2006, do ti mbushë 19 vjet, dhe do ta fillon një jetë të re në fillimin e viteve të tija të 20-ta. Ajo do të jetë festë për ditëlindjen e tij, por edhe për fillimin e jetës së tij të re. Ne po gëzohemi për Osamën, por edhe më shumë për njerzit e Gazës” – thotë një anëtar i familjes palestineze.
Kjo marrëveshje ju jep shpres edhe familjeve Izraelite, të cilët janë në pritje të epilogut, disa presin që menjëher të lirohen e disa të tjerë presin fazat tjera, për të cilat po zhvillohen debate.
“Ishte një fëmijë I hareshëm, e mbaroi gjimnazin, dhe vendosi një vitë të pauzon. Por data e 7 tetorit të vitit 2023 ja ndryshoi kahjen e jetës, ai u rrëmbye në kufirin me Gazën. Ne nuk kemi informacion se cilët do të jenë të parët të cilët do të lirohen, por shpresoj se fëmijun tim do të arrinë ta përfshinë në këtë listë” - u shpreh një anëtar i një familjeje izraelite.
Nga Katari si ndërmjetësues informojnë se që nga e diela fillon armpushimi, dhe informon banorët e Gazës, që të jenë të kujdeshëm, dhe ti presin udhëzimet nga institucionet përkatëse. Poashtu tani më edhe 4 mijë kamionë me ndihma janë gati të hyjnë në territorin palestinez.
Për Kryeministrin e Katarit Al-Tani dështimi nuk është opsion, dhe se për Palestinën duhet të ketë një marrëveshje të përhershme.
“Qetësia në këtë rajon nuk do të arrihet, nëse nuk formohet shteti i pavarur i Palestinës, me të cilin do të zgjidhet problemi themelor, pavarësia e Palestinës nënkupton shërimin e plotë, dhe jo vetëm shërimin e simptomave të këtij problemi” - deklaroi Kryeministri i Katarit, Mohamed Bin Abdulrahman Al Tani.
Në bazë të marrëveshjes në fazën e parë Hamasi do të duhet të liron 3 gra, pastaj katër persona në ditën e shtatë, ndërsa të tjetër 26 në 5 javët në vazhdim.
Ndërsa Izraeli ka publikuar listën e mbi 700 pengjeve të cilët duhet të lirohen në fazën e parë, dhe të gjithë janë gra, dhe të mitur.
Marrëveshja nuk ka qenë e lehtë për Benjamin Netanjahun për shkak të kundërshtive nga radikalët e djathtë në kabinetin e tij. 8 nga 24 ministrat votuan kundër kësaj marrëveshje duke kërkuar vijimin e luftës deri në shfarosjen e Hamasit.
Tel Avivi filloi sulmin ndaj Hamasit në Gaza pasi luftëtarët e këtij grupi hynë në Izrael më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë 250 pengje. Kundërpërgjigja izraelite ishte e ashpër duke sjellë shkatërrime të rënda, mijëra viktima e të plagosur si dhe mbi 2 milionë të evakuuar. Konflikti u shtri deri në Liban dhe Jemen ku Izraeli goditi grupimet e Hezbollahut dhe Huthit të mbështetura nga Irani. (Fitim Kryeziu, TVM2)
