Shëndetësi, ulet numri i të infektuarve me grip
Në Poliklinikën e Çairit aktualisht është ulur numri i pacientëve...

Në Poliklinikën e Çairit aktualisht është ulur numri i pacientëve me grip dhe viruse të ndryshme. Numri i të sëmurëve pritet të rritet kur të fillojë gjysmëvjetori i dytë shkollor. Mjekët rekomandojnë për kujdes të shtuar në këtë periudhë të dimrit, marrjen e më shumë vitamineve dhe mineraleve.
“Tek fëmijët zakonisht si simptome kryesore i kemi sëmundjet respiratore ku shfaqen me temperaturë të rritur, me kollitje, me bllokim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që janë si simptome më të shpeshta tek fëmijët që paraqiten gjatë periudhës së dimrit. Kjo zakonisht ndodh për shkak të ajrit të ndotur që e dijmë se si ishim ndër të parët në botë për ndotje të ajrit, mirëpo për fat të mirë tonin me borën e fundit që e kishim, ky numër pak u zbut dhe shpresojmë të zgjatë mos të rrite numri prap. Me faktin që fëmijët ende janë në pushim dimëror dhe numri është i ulët se nuk ka kontakt të fëmijëve sepse nëse një fëmijë është i sëmurë do të sëmuren edhe të tjerët.” – thotë Harkan Memedi, pediatër specialist.
Mjeku Memedi me këtë rast informon se së shpejti në Poliklinikën e “Bit Pazarit” do të hapet ambulanca specialistike pediatrike, ku do të munden fëmijët të bëjnë kontrolle dhe të trajtohen edhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes.
“Si risi në të ardhmen me angazhimin e drejtorit, do të hapet edhe ambulancë specialistike pediatrike në poliklinikën e ‘Bit Pazarit’ ku dhe do të kemi trajtim të fëmijëve në shërbimin kujdestarik.” – shtoi Memedi.
Memedi njëherit rekomandon pacientët që në simptomet e para të paraqiten tek mjeku amë për kontrollë, që pastaj të trajtohen në bazë të simptomeve. Të kenë kujdes në higjienën personale si dhe marrjen e më shumë lëngjeve në këtë periudhë të gripit dhe viruseve. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
