Botë
Sicili, 40 emigrantë të mbytur
05.05.2015 17:50
Rreth 40 emigrantë janë mbytur në kanalin e Sicilisë teksa tentonin të arrinin brigjet italiane...

Lajmi bëhet i ditur nga "Save the Children".
Organizata raporton se një tjetër tragjedi ka ndodhur të martën në Mesdhe, ku të mbijetuarit kanë rrëfyer se dhjetëra persona kanë rënë në ujë nga barka me të cilën udhëtonin, ndërsa afër ka qenë dhe një anije shpëtimi.
Gjatë fundjavës qindra persona janë shpëtuar nga anijet e tejmbushura me emigrantë. Vetëm në tri ditë, nga roja bregdetare raportohet se janë shpëtuar rreth 7 mijë persona.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
