MASH, nesër hapen dyert e shkollave fillore dhe të mesme
Ministria e Arsimit dhe Shkencës...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se më 20 janar, e hënë do të fillojë gjysëmvjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Zv.Ministri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, ditë më parë konfirmoi se procesi edukativo arsimor do të filloj pa vonesa, edhe përskaj disa paralajmërimeve nëpër rrjetet sociale, se i njëjti do të shtyhet.
“Edhe unë i kam dëgjuar mendimet e tilla, të cilat janë shpërndarë në opinion, por në konsultim, Ministria ka sjell vendim që gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor të filloj në datën e caktuar” – tha Zv.Ministri i Arsimi dhe Shkencës, Lulzim Aliu.
Ndërkohë Ministreja e Arsimit, Vesna Janevska, ka theksuar se janë duke u bërë përpjekje maksimale lidhur me ndryshimet ligjore në arsim, dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit.
“Rregullimi ligjor është shumë i rëndësishëm dhe është mirë të kemi ligje të mira, por më mirë është zbatimi i tyre. Prandaj, gjatë kësaj periudhe MASH është fokusuar në zgjidhjet ligjore që janë të mundshme për zbatim, sepse dihet që kemi shumë strategji dhe ligje që janë të mira kur i shikojmë, por që fatkeqësisht nuk zbatohen. Prandaj, ne u kujdesëm shumë që ajo që po bënim të ishte e realizueshme. Unë jam një optimist i pakorrigjueshëm dhe një person ambicioz nga natyra. Me qëllime të përbashkëta, sigurisht që mundemi, nuk ka arsye pse nuk mundemi” – tha Ministreja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Sipas ministres Janevska, do të ndryshohen edhe kriteret për përzgjedhjet e mësimdhënësve, poashtu edhe ligji për studentët, dhe për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. (Fitim Kryeziu, TVM2)
