Besimtarët ortodoks kremtojnë sot festën e Epifanisë

19.01.2025 20:29

Besimtarët ortodoksë sot e festojnë Epifaninë...

Besimtarët ortodoksë sot e festojnë Epifaninë e cila shënohet që nga shekulli i dytë.

Në lumin Vardar sot gjatë ditës është hedhur kryqi, për të shënuar festën fetare ortodokse – Uji i Bekuar, kurse fati ishte për të riun Teodor Joveski dhe pse për herë të parë provoi, arriti ta kapë kryqin.

Ai porositi që të “besohet në Zot” dhe shpreson se kapja e kryqit do t’i sjell fat gjatë këtij viti.

Në këtë ditë, sipas traditës krishtere, Shën Jovani pagëzuesi e ka pagëzuar Jezu Krishtin në lumin Jordan.

Festa quhet edhe Uji i bekuar për shkak të shërbimit të madh në ujë që kisha e kryen në këtë ditë. Dita e Epifanisë e pasqyron rolin e pagëzimit si një nga misteret e shenjta të krishterizmit.