Maqedoni

Parashikimi i motit

20.01.2025 08:59

Kjo javë do të nisë me vranësira, por nuk pritet të ketë reshje shiu....

Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mjegull në disa lugina, gjatë ditës nuk do të mungojnë as kthjellimet, por në pjesën më të madhe do të jetë nën mbizotërimin e reve. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -8 deri në 1°C, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 3 deri në 11°C.
 
Në Shkup, mëngjes i ftohtë me mjegull, i ndryshueshëm me vranësira të lehta deri në mesatare gjatë ditës. Temperatura minimale do të ulet në -5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 3°C.