Botë

Trampi betohet si president i 47 i ShBA-së

20.01.2025 09:09

Ditën e sotme presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të marrë detyrën, duke u bërë kështu kreu i 47-të i shtëpisë së Bardhë....

Donald Trampi betohet si presidenti i 47-të në historinë e ShBA-së dhe kthehet në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë në krye të superfuqisë. Dita e Inaugurimit përfshin ceremoninë zyrtare të betimit dhe një paradë festive.

Tradita kërkon që betimi të bëhet në shkallët e Kapitolit. Megjithatë, parashikimi për temperaturat e ulëta gjatë kohës që do të mbahej ceremonia, çoi në transferimin e saj brenda ndërtesës, aty ku u bë inaugurimi i dytë i Ronald Reganit në 1985. Presidenti i sapozgjedhur, Donald Tramp, ka paralajmëruar veprime të shpejta ekzekutive mbi imigracionin, politikën e energjisë dhe operacionet e qeverisë federale për të kontrolluar dhjetëra prioritete të politikave të fushatës. 
 
Fitorja e Trampit, si president i 47-të të Shteteve të Bashkuara, shënoi një rikthim të jashtëzakonshëm për një ish-president, i cili refuzoi të pranonte humbjen katër vjet më parë, shkaktoi një kryengritje në Kapitoll Hill, u ngritën dy akuzua penale dhe u mbijetoi dy atentateve, të projektuar. Trampi më parë shërbeu si presidenti i 45-të midis viteve 2017 dhe 2021. 
 
Mickoski pjesëmarrës në inaugurimin e Trampit
 
Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili është për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, në Uashington. Në inaugurimin do të jetë i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktorija Trajkov.
 
Pritjet janë që gjatë qëndrimit të tij Mickoski të ketë më shumë takime dypalëshe, kontakte dhe takime me më shumë persona nga administrata e re e presidentit amerikan.