Maqedoni
Fillon gjysmëvjetori i dytë, nxënësit kthehen në shkolla
20.01.2025 11:11
Pas pushimit tre javor dimëror, sot për filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024/2025...

Pas pushimit tre javor dimëror, sot për filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024/2025. Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor për të gjithë nxënësit, përveç për maturantët, të cilët sipas kalendarit për organizim të vitit shkollor në shkollat e mesme publike, do të mësojnë deri më 16 maj.
Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, mësimdhënësve dhe prindërve u dëshiroi përballje me sukses me sfidat e reja, duke theksuar se çdonjëri duhet të kontribuojë në ndërtimin e shkollave miqësore dhe të sigurta, në të cilat sundon kultura e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Këto, siç theksoi Janevska, janë parakushte të rëndësishme për arritjen e njohurive, aftësive dhe kompetencave cilësore, të cilat të rinjtë i formojnë si qytetarë me përgjegjësi dhe liderë të ardhshëm të shoqërisë gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të prosperuar.
