Botë
ShBA, Trampi betohet si president i 47 i ShBA-së
20.01.2025 15:10
Që nga viti 1930, data e 20 janarit shënon Inaugurimin e presidentit të ri të ShBA-së....

Që nga viti 1930, data e 20 janarit shënon Inaugurimin e presidentit të ri të ShBA-së. Vetëm katër herë në historikun e gjatë të ShBA-së ka ndodhë që presidenti i ShBA-së të inaugurohet më datë 21 janar. Kjo ngjarje zgjon interesim të veçantë në të gjithë botën. Trampi për herë të dytë në karrierën e tij zgjidhet President i ShBA-së. Presidenti i sapozgjedhur, betimin e dha të dielën dhe e përsërit atë për publikun të nesërmen.
Ai gjatë fjalës së betimit tha se “Në mënyrë të besueshme do ta ushtroj funksionin President i ShBA-së dhe sa më mirë që do të mundem do ta ruaj, mbroj Kushtetutën e vendit e hapësirën territoriale të ShBA-së.”.
Pas këtyre fjalëve, ai u shpall Presidenti i 47-të i ShBA-së. Ai gjithashtu tha se jam i gëzuar që po kthehem në këtë pozicion dhe do ta bëjmë ShBA-në të fortë dhe të bashkuar. Ai po ashtu tha se po hapet një faqe e re në historinë e ShBA-së.
“Jam i gëzuar që po kthehem përsëri me aq shumë miq, përkrahës, dhe patriotë amerikanë. Sot po mbyllet faqja e zezë e ShBA-së dhe po fillojmë një rrugëtim të ri, të zhvillimit dhe prosperitetit të vendit tonë. Me këtë i dhamë fund politikanëve të korruptuar dhe establishmentin politik të harxhuar.”, - deklaroi presidenti i ShBA-së, Donald Tramp.
Në inaugurimin e Presidentit Amerikan priten të marrin pjesë mijëra vizitorë, që nga jeta politike, e artit, sportit, biznesit, por edhe populli amerikan që kanë siguruar një kartë. Ai ka theksuar se do të përkushtohet që përsëri Ukraina dhe Rusia t’i japin fund luftës gati trevjeçare.
FITIM KRYEZIU
