Maqedoni

VLEN: Krimi dhe korrupsioni, pa përkatësi etnike

20.01.2025 15:24

Beteja kundër krimit dhe korrupsionit, në fokus të partive politike....

Beteja kundër krimit dhe korrupsionit, në fokus të partive politike. Koalicioni VLEN ka përshëndetur arrestimet e fundit, pjesë e grupeve kriminale. Sipas tyre, ky është tregues i angazhimit të Qeverisë për të rikthyer besimin në institucione.
 
“Koalicioni VLEN dhe Qeveria tani janë bërë sinonim i luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Arrestimet e fundit të grupeve kriminale janë një dëshmi e qartë se institucionet shtetërore po bëjnë hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së angazhimeve të tyre për garantimin e sigurisë dhe drejtësisë.”, nënvizon VLEN-i në komunikatën për media.
 
VMRO-DPMNE: Grubi, i mbështetur nga LSDM-ja
 
Nga VMRO-DPMNE, në fokus mbajnë çështjen “Grubi”, duke kritikuar LSDM-në se me heshtjen e tyre po përkrahin krimin e ish-zëvendëskryeministrit të parë.
 
“Venko Filipçe nuk kërkoi falje përse Qeveria e LSD-së, e cila ka drejtuar me MPB-në, nuk ka bërë asgjë për të parandaluar krimin e Grubit. Filipçe dhe LSD-ja aktuale vazhdojnë të mbrojnë Grubin dhe marrëveshjen e tij politike me Zaevin dhe Kovaçevskin.”, - theksoi Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: Krimi po fundos sportin
 
Nga LSDM, me kundër akuza se Qeveria ka inkriminuar sportin.
 
“Me subvencionet e fundit ndaj klubeve të sportit, futbolli është gjunjëzuar, ndërkaq korrupsioni është ngjitur në qiell. Ministri për Sport, Borko Ristovski, nga Qeveria e LSDM-së trashëgoi buxhet prej 9 milionë euro, i cili duhej të ndahej nëpërmjet vauçerëve për sport. Edhe ky sistem i shpërndarjes së parave, nuk pengoi ministrin që të rrisë korrupsionin deri tek retë.”, - deklaroi Pançe Milevski nga LSDM.
 
Nga VMRO me kundër përgjigje se LSDM ka fundosur sportin, përderisa VMRO-DPMNE po përpiqet ta rimëkëmbë dhe tjetërsojë në një sistem të fuqishëm.
 
MERAL ISMAILI