Maqedoni
Likovë, filloi gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024/25
20.01.2025 15:51
Sikurse në tërë vendin edhe në komunën e Likovës ka filluar gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024/25....

Sikurse në tërë vendin edhe në komunën e Likovës ka filluar gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024/25. Këtë për programin tonë e deklaroi Xhevdet Rramani, përgjegjës për arsim pranë komunës së Likovës.
“Ditën e enjte, më datë 16, kishim një mbledhje apo takim me drejtorët e të gjitha shkollave fillore dhe asaj të mesme ku prezent ishte edhe kreu i komunës, me çka të gjithë drejtorët raportuan se janë të gatshëm për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2024/25, që u sigurua se më datë 20.01.2025 të gjitha shkollat janë të gatshme ta fillojnë mësimin.”, - theksoi përgjegjësi për Arsim pranë komunës së Likovës, Xhevdet Rramani.
Edhe drejtori i shkollës fillore komunale “7 Marsi” në fshatin Opajë të komunës së Likovës, na njoftoi se si shkollë i kemi kryer të gjitha përgatitjet, qoftë kadrovike, por edhe infrastrukturore, sa i përket fillimit të procesit mësimor.
“Nga sot procesi mësimor ka filluar në kushte më optimale për vijim të procesit. Nxënësit, por edhe kolegët kanë ardhur dhe janë të përgatitur, shkolla ka bërë përgatitjet për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2024/25, angazhimi i arsimtarëve dhe kolegëve të shërbimit profesional e teknik, si dhe i imi si drejtor do të jetë i përsosur me çka besoj se këtë vit nuk do të na mungojnë sukseset.”, - u shpreh drejtori i Sh.F. “7 Marsi”, Opajë / Likovë, Besnik Ibrahimi.
Ndryshe, sipas informacioneve, pa probleme dhe me sukses ka filluar ky gjysmëvjetor edhe në komunën e Kumanovës.
FATLUM AQIFI
