Maqedoni
Gjykata cakton paraburgim 30-ditor për Shteklin dhe bandën e tij
20.01.2025 16:05
Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit 30-ditor grupit që ditë më parë u shpartallua mbi dyshimet për tregti me drogë....

Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit 30-ditor grupit që ditë më parë u shpartallua mbi dyshimet për tregti me drogë.
Në paraburgim ka përfunduar edhe Rade Trajkovski, i njohur si Shtekli, i cili në akuzë do të ngarkohet si udhëheqës i grupit. Ndaj një personi është caktuar arresti shtëpiak, ndërsa për dy personat në arrati masa e paraburgimit do të hyjë në fuqi në momentin kur do të kapen nga organet e rendit.
Në hetime është përfshirë edhe një ish-zyrtar policor i dyshuar për shitjen e aksioneve policore dhe dhënien e informacioneve në dëm të operacioneve policore.
