Maqedoni
Kavadar, lokalizohet zjarri në shtëpinë e të moshuarve
20.01.2025 16:16
Zjarri është lokalizuar, personat janë evakuuar, informojnë nga shtëpia e të moshuarave “Doktor Janeski”...

Zjarri është lokalizuar, personat janë evakuuar, informojnë nga shtëpia e të moshuarave “Doktor Janeski”, pasi sot në mëngjes shpërtheu zjarr në objektin në fshatin Çamersko të Kavadarit.
Sipas QRMK-Veles, në vendngjarje po ndërhyjnë 10 zjarrfikës me 3 makina zjarrfikëse, si dhe tre ekipe mjekësore dhe dy automjete policore me 8 policë. Në ndërkohë, me dy automjete janë evakuuar 30 persona, të cilët ishin të vendosur në shtëpinë e të moshuarve në Kavadar, thonë nga QRMK.
