Maqedoni
Strugë, nxënësit filluan gjysmëvjetorin e dytë
20.01.2025 16:33
Filloi gjysmëvjetori i dytë edhe në qytetin e Strugës...

Nxënësit dhe mësuesit janë rikthyer në klasa pas pushimeve dimërore, duke nisur këtë periudhë me motivim të rinovuar për arritje të reja dhe sukses në mësime.
“Në shkollëntonë mësohet në 3 gjuhë. Ne si staf kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura. Sa i përket aspektit teknik të shkollës, jemi të përgatitur. Shpresojmë t’ia arrijmë me sukses edhe këtë gjysmëvjetor. Këtë vit kanë lëshuar disa tekste, por jo që i plotësojnë të gjitha kërkesat. Ne i pajisim nxënësit me anë të kopjeve.”, - deklaroi drejtoresha e shkollës së mesme “Dr. Ibraim Temo”, Besime Jonuzi.
Nxënësit e shkollës së mesme, nën ndikimin e entuziazmit dhe motivimit, shprehën gatishmërinë e tyre për gjysmëvjetorin e dytë.
“Jemi gati të fillojmë me një sukses më të mirë.”, - tha një nxënës.
“Shumë mirë që filluam shkollën, shpresojmë më shumë suksese, më shumë nota të mira. Dimri ishte pak si i gjatë, takimi me shokë. Të mësojmë pak.”, - tha një nxënës tjetër.
“Filluam gjysmëvjetorin e dytë, shpresoj që ky vit të jetë më i mirë se të tjerët, suksese për të gjithë.”, - u shpreh një nxënës.
“Besoj se ky gjysmëvjetor do të jetë më i mirë se vitet e kaluara, suksese për të gjithë.”, - u shpreh një nxënës tjetër.
“Sa më shumë suksese për të gjithë.”, - tha një nxënës.
Megjithatë, shqetësimi lidhur me mungesën e materialeve të përshtatshme shkollore mbetet një sfidë e rëndësishme që kërkon vëmendje për të siguruar mësim të suksesshëm dhe përputhshmëri me programin shkollor.
FITORE ISTREFI
