Maqedoni
Vazhdon gjyqi për Pallçon, prezantohen dëshmitë
20.01.2025 16:50
Me paraqitjen e provave nga Prokuroria vazhdoi gjyqi për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska...

Me paraqitjen e provave nga Prokuroria vazhdoi gjyqi për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska, nga Shkupi dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski, nga Velesi.
Prokuroria në seancën e sotme prezantoi video nga dita e rrëmbimit të 14-vjeçares. Në fillim të gjykimit, gjykatësi Stefanovski njoftoi se paraprakisht, më 20 dhjetor, i akuzuari i parë në këtë rast, Lupço Palevski, kishte kërkuar nga Gjykata Penale ndërrimin e tij, përkatësisht që në vend të Stefanovskit të caktohet një gjyqtar tjetër për këtë rast.
Por, kryetari i Gjykatës Penale e ka refuzuar kërkesën si të pabazë. Palevski në kërkesën e tij theksoi se Stefanovski gjatë procedurës ka qenë i njëanshëm dhe nuk ka lejuar mbrojtje të drejtë për të akuzuarit.
