Botë
Shqipëri, PS-ja dhe PD-ja bien dakord për votimin e diasporës
20.01.2025 17:07
Një marrëveshje mes socialistëve dhe demokratëve do të mundësojë pa probleme votën...

Një marrëveshje mes socialistëve dhe demokratëve do të mundësojë pa probleme votën e diasporës në zgjedhjet e 11 majit. PS-ja dhe PD-ja ranë dakord për ndryshimin e 3 pikave të Kodit Zgjedhor, që kryetari i KQZ-së i dërgoi në Kuvend për miratim.
“Na jep mundësinë të tenderojmë edhe kthimin. Afrohen 10 ditë afatet për të prodhuar fletën e votimit.”, - theksoi kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi.
Pjesa e tretë e marrëveshjes plotëson një kërkesë të opozitës, që është numërimi i votave nga diaspora po nga komisionarë politikë, që ligji aktual i ndalon.
“Komisioni i numërimit me numër të barabartë, mazhorancë-opozitë.”, - u shpreh kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi.
KQZ-ja i kërkoi edhe Qeverisë të lejohet votimi si brenda dhe jashtë Shqipërisë për ata që u kanë skaduar dokumentet.
“Të shtyhet vlefshmëria. Janë 200 mijë zgjedhës që në 11 maj nuk do të kenë as pasaportë, as kartë.”, - shtoi kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi.
KQZ-ja raporton se mbi 9 mijë votues nga jashtë janë refuzuar edhe pse kanë aplikuar disa herë, pasi nuk kanë provuar si duhet adresën e qëndrimit.
LULJETA NDOKA
