Betohet Presidenti Donald Trump, premton “Epokë të Artë” për SHBA-në
Donald Trump u betua si presidenti i 47-të i ShBA-ve...

Donald Trump u betua si presidenti i 47-të i ShBA-ve para shefit të drejtësië, Xhon Robert, duke shënuar një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë Donlad Xhon Tramp betohem solemnisht se do ta administroj me besnikëri zyrën e presidentit të SHBA-ve, dhe do ta ruaj e mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara me të gjitha mundësitë e mia. Pra, më ndihmo Zot.” – deklaroi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Kohë të arta vijnë për Amerikën, tha Trump në fjalimin e parë të tij pas betimit, duke u zotuar se do ta kthejë Amerikën në vend prosperues dhe të lirë, në vend më optimist dhe njëkohësisht të gjitha sfidat do të ballafaqohen në kohën e adminsitratës së tij.
Trump shfrytëzoi fjalimin e tij inaugurues për të thënë se Amerika do të fillojë të respektohet sërish në të gjithë botën.
Të gjithë vendet e tjera do të na kanë zili dhe nuk do t’i lejojmë ato që të përfitojnë më nga populli amerikan.
“Koha e artë për Amerikën filoi që tani. Në secilën ditë të administrimit të Trumpit, unë shumë thjeshtë do ta vëndoj Amerikën të parën. Vendi do të respektohet sërish. Top prioritet yni do të jetë krijimi i një kombi krenar, proseprues dhe i lirë. Amerika së shpejti do të jetë më e madhe, më e fuqishme dhe më e jashtëzakonshme se më herët. Do ta ndryshojë besimin presidencial, optimizmin dhe jemi në fillim të një ere të re të suksesit nacional, por fillimisht duhet të jemi të sinqertë për sfidat me të cilat ballafaqohemi.” – u shpreh Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Inaugurimi i presidentit Trump u shënua me një numër të madh të të pranishmëve nga e gjithë bota, liderë politikë, ish president dhe biznesmenë të mëdhënj me ndikim global. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
