Maqedoni
Parashikimi i motit
21.01.2025 08:54
Kjo e martë do të jetë me mot të paqëndrueshëm, ku gjatë ditës nuk do të mungojnë reshjet e shiut....

Në mëngjes do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta në disa lugina. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore në zonat më të ulëta dhe borë në zonat më të larta dhe male. Reshjet do të jenë të dobëta, ndërsa në pjesët perëndimore mesatare.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 2 deri në 9°C.
Në Shkup paradite do të ketë mjegull, kryesisht me vranësira gjatë ditës me kushte për reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu dhe bore. Temperatura minimale do të ulet në -4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 4°C.
