Maqedoni
Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në aksin rrugor Shkup - Tetovë dhe Veles - Katllanovë
21.01.2025 09:09
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht me lagështirë....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht me lagështirë. Reshje të dobëta bore në orët e mëngjesit janë shënuar në Mavrovë dhe në vendkalimet malore të Bukovës, Gjavatos dhe Pletvarit, por aktualisht nuk paraqesin pengesë për qarkullimin, njofton LAMM.
Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 100 - 150 m. ka në rrugën Shkup - Tetovë dhe Veles - Katllanovë.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, afër fshatit Bashino është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.
