Maqedoni
Mexhiti, Gashi dhe Ibrahimi urojnë Trampin
21.01.2025 10:48
Zyrtarët nga RMV kanë uruar marrjen e detyrës së presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti; kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dhe kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, nga Uashingtoni kanë uruar marrjen e detyrës së presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp.
Në urimin e tyre, ata theksuan rëndësinë strategjike të marrëdhënieve me ShBA-në, duke theksuar se ky shtet mbetet partneri dhe aleati më i rëndësishëm, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për të gjithë kombin në tërësi.
“Shprehim besimin tonë të plotë se ShBA-ja, nën lidershipin e ri, do të vazhdojë të jetë mbështetëse në përballimin e sfidave të përbashkëta dhe në forcimin e bashkëpunimit dypalësh.”, deklaruan zyrtarët nga Maqedonia e Veriut.
Ky urim konfirmon edhe njëherë përkushtimin e shtetit ndaj vlerave të përbashkëta dhe vizionit për një partneritet të fuqishëm me ShBA-në.
