Botë
Udhëheqësit botërorë uruan presidentin Tramp
21.01.2025 11:59
Udhëheqësit botërorë uruan presidentin Donald Tramp për inaugurimin e tij si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara....

Udhëheqësit botërorë uruan presidentin Donald Tramp për inaugurimin e tij si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se “Presidenti Tramp është gjithmonë i vendosur dhe politika e paqes përmes forcës që ai njoftoi ofron një mundësi për të forcuar udhëheqjen amerikane dhe për të arritur një paqe afatgjatë dhe të drejtë, e cila është një përparësi kryesore”.
Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, uroi presidentin Tramp për fillimin e mandatit. “Unë besoj se bashkëpunimi ynë do ta thellojë më tej aleancën ShBA – Izrael.”, tha Netanjahu.
Presidenti Tramp mori urime edhe nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, si dhe aleatët e Shteteve të Bashkuara si Gjermania, Italia dhe Britania.
