Maqedoni

Është ulur numri i ankesave në KEMM

21.01.2025 15:37

Ankesat në Komisionin për Ankesa të Këshillit për Etikë në Media të Maqedonisë janë ulur për një të tretën ose në vitin 2024...

Ankesat në Komisionin për Ankesa të Këshillit për Etikë në Media të Maqedonisë janë ulur për një të tretën ose në vitin 2024 janë pranuar gjithsej 84, u theksua në konferencën e sotme. Kryetarja e Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni, Biljana Georgievska, tha se shifrat tregojnë se më pak qytetarë në vitin 2024 kanë pasur nevojë të paraqesin ankesë në Komisionin për Ankesa të Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni për përmbajtje të papërshtatshme në media.
 
“Shifrat tregojnë se edhe më tutje sfidë më e madhe për gazetarët përfaqëson neni numër një i kodeksit për gazetarët në RMV, gjegjësisht balancimi i saktë dhe i kontrolluar, fakte të vërtetuara nga më shumë anë. Shkeljet e nenit dhjetë në lidhje me përhapjen e gjuhës së urrejtjes pas shkeljes së nenit 1 janë edhe më tej në vendin e dytë siç ishte edhe në vitin 2023. Kjo nuk d.m.th. që kolegët nëpër media kanë shkruar përmbajtje në tekstet e tyre, të cilat mund të interpretohet si gjuhë e urrejtjes, por jo çdoherë i moderojnë komentet në rrjetet sociale që janë ndër problemet që zgjasin disa vite.”, - deklaroi kryetarja e Këshillit për Etikë në Media, Biljana Georgievska. 
 
“Mbështetja e vet rregullimit d.m.th. që ne si gazetarë dhe profesionistë duhet të jemi vetëkritikë, t’i analizojmë edhe gabimet tona të cilat mund të ndodhin, edhe ndoshta ndonjëherë gabojmë vazhdimisht, por ato duhet të korrigjohen me kohë dhe të jemi të vetëdijshëm që të jemi vetëkritik dhe ta mbështesim vetërregullimin në këtë drejtim, me qëllim që ta ngremë integritetin dhe autoritetin e gazetarëve në vendin tonë.”, - theksoi kryetarja e Komisionit të Ankesave në Media, Leunora Kaliqi.
 
Kryetarja e Komisionit të Ankesave në Media, Leunora Kaliqi, thotë se  zvogëlimi i shifrave të ankesave këtë vit ka rënë për arsye të ndryshme. Një ndër to janë periudha parazgjedhore dhe ankesat e qytetarëve drejtuar tek trupa të ndryshëm.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI