Botë

Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trampit dhe Republikanëve

21.01.2025 15:46

Kosova ka mbështetje të fuqishme nga administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp...

Kosova ka mbështetje të fuqishme nga administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, dhe nga partia republikane, e cila ka qenë në pushtet në moment vendimtare të historisë së Kosovës, duke përfshirë shpalljen e pavarësisë. Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka shpreh përkushtimin e saj për të punuar nga afër me administratën e presidentit Tramp. Njëherit Osmani shprehu besimin se presidenti Tramp do të angazhohet për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon. 
 
“Unë tashmë kam pasur mundësi që ta uroj personalisht presidentin Tramp gjatë vizitës në Paris dhe jo vetëm që ta uroj, por njëkohësisht të kem edhe një bisedë përmbajtjesore me të lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin tonë dhe rreziqet të cilat i kanosen këtij rajoni. Kam shprehur besimin e plotë në lidershipin e tij për ta ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe me gjerë dhe për ta thelluar bashkëpunimin. Jam e kënaqur dhe shumë optimiste pas asaj bisede që unë kam pasur me presidentin.”, - deklaroi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
 
Presidentja Osmani, njëherit bëri të ditur se ka qenë e ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Tramp, por ka deleguar ambasadorin e Kosovës në ShBA, Ilir Dugollin, si dhe këshilltaren e presidentes për Politikë të Jashtme, Rejhane Vuniqin. 
 
GYLTENE SINANI