Botë
Forumi ekonomik botëror, Lejen: Do të jemi pragmatik me tregun global
21.01.2025 15:58
Evropa po hyn në një erë të konkurrencës së nxehtë gjeostrategjike, vlerësoi kryetarja e KE-së, Ursula von der Lejen...

Evropa po hyn në një erë të konkurrencës së nxehtë gjeostrategjike, vlerësoi kryetarja e KE-së, Ursula von der Lejen, në Forumin botëror ekonomik në Davos. Sipas saj, përfundimi i çerekut të parë të shekullit solli kulmin e ndryshimeve globale. Bota ka ndryshuar dhe ne duhet të ndryshojmë, tha ajo e cila paralajmëroi fokusin e BE-së, i cili do të jetë në rritjen e produktivitetit dhe në planin e ri të konkurrencës. Megjithatë, potencon se gara nuk duhet të shkojë deri në ngulfatje, sepse nuk është interes i askujt të ndërpriten lidhjet ekonomike globale, me fjalë të tjera, Von der Lejen sugjeron që të ruhet balanca.
“Ashtu si intensifikohet konkurrenca, ndoshta do të duhet të vazhdojmë me mjete ekonomike, siç janë sanksionet, doganat dhe kontrollet eksportuese, që kanë për qëllim ta mbrojnë sigurinë ekonomike dhe nacionale. Në këtë frymë, ne do të duhet të punojmë së bashku për të shmangur një garë globale deri në fund.”, - deklaroi kryetarja e KE-së, Ursula von der Lejen.
Një ditë pas inaugurimit të presidentit amerikan, Tramp, Von der Lejen, në fjalim me të dhëna për vëllimin e tregtisë mes BE-së dhe SHBA-së, që sipas saj është 1.5 trilionë euro dhe se përfaqëson 30% të tregtisë globale.
“Asnjë ekonomi tjetër në botë nuk është aq e integruar sa ne. Kompanitë evropiane në ShBA punësojnë 3.5 milionë amerikanë dhe një milionë vende të tjera pune amerikane varen drejtpërdrejt nga tregtia me Evropën.”, - theksoi kryetarja e KE-së, Ursula von der Lejen.
Përkujtojmë planin e presidentit të ri të ShBA-së, Tramp, i cili projekton të rritë tarifat për mallrat e Evropës që depërtohen në tregun amerikan. Edhe në fjalimin inaugurues, Trampi tha se s’do të lejojë më që populli amerikan të varfërohet. Në vend të kësaj do të vendosë tarifa të reja ndaj shteteve të huaja.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
