Turqi, rreth 70 viktima nga zjarri në një resort skijimi

21.01.2025 17:30

Një zjarr në një resort skijimi në Turqi...

Një zjarr në një resort skijimi në Turqi ka lënë të paktën 66 persona të vdekur dhe 51 të tjerë të plagosur.

“Jemi në dhimbje të thellë. Fatkeqësisht kemi humbur 66 jetë në zjarrin që shpërtheu në këtë hotel.”, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Jerlikaja, pas inspektimit të vendit të ngjarjes.

Zjarri shpërtheu rreth orës 03:30 të mëngjesit në restorantin e hotelit 12-katësh “Grand Kartal” në resortin "Kartalkaja", në provincën Bolu, raportuan zyrtarët dhe mediat lokale. Shkaqet prapa zjarrit janë ende duke u hetuar.

Autoritetet turke i arrestuan katër të dyshuar, përfshirë pronarin e hotelit, në lidhje me këtë rast.