Maqedoni

Parashikimi i motit

22.01.2025 08:54

Sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell. Në lugina do të ketë mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, e cila do të fryjë nga perëndimi në pjesët perëndimore dhe nga veriperëndimi në juglindje. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -3 deri në 4°C, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 4 deri në 12°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i qetë me mjegull. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 4°C.
 
Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira me diell dhe rritje të temperaturave ditore. Do të mbetet me mjegull dhe më ftohtë në lugina me temperatura ditore më të ulëta. Të premten priten reshje lokale të dobëta, kryesisht reshje shiu.