Maqedoni

Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në disa rrugë të vendit

22.01.2025 09:05

Dukshmëria është e reduktuar në 50 m....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht me lagështirë, njofton LAMM. Dukshmëria është e reduktuar në 50 metra. Për shkak të mjegullës, probleme ka në vendkalimet malore të Gjavatos dhe Presekës, si dhe në Stracin, Prilep, Koçan dhe Luginën e Strumicës.
 
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.