Botë

Sulm me thikë në Tel Aviv, katër të plagosur, vritet autori

22.01.2025 09:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Izrael....

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Izrael.
 
Të paktën katër persona u plagosën në një sulm me thikë në Tel Aviv. Sulmuesi u vra, ndërsa ngjarja po trajtohet si sulm terrorist.
 
Autori i ngjarjes ishte shtetas maroken, 29 vjeç, i cili kishte mbërritur në Izrael më 18 janar me një vizë turistike.
 
Në lidhje me të lënduarit, të katërt janë meshkuj dhe janë jashtë rrezikut për jetën.