Botë

Tragjedia në resortin e skive në Turqi, nëntë persona të arrestuar

22.01.2025 12:34

Nëntë persona kanë rënë në pranga, përfshirë pronarin e resortit të skive në lidhje me zjarrin vdekjeprurës...

Nëntë persona kanë rënë në pranga, përfshirë pronarin e resortit të skive në lidhje me zjarrin vdekjeprurës, që i mori jetën 76 personave dhe plagosi dhjetëra në një vendpushim në Turqinë Perëndimore.
 
Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm turk, Ali Jerlikaja, i cili shtoi se trupat e 45 viktimave u ishin dorëzuar familjeve të tyre, ndërsa testet e ADN-së po kryheshin për të identifikuar trupat e mbetur në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Resorti 12-katësh në Kartalkaja të Turqisë kishte 238 turistë të regjistruar dhe u përfshi nga flakët pasi zjarri filloi në katin e restorantit rreth orës 03:30 të mëngjesit. 
 
Të mbijetuarit përshkruan skena paniku teksa iknin nëpër korridoret e mbushura me tym dhe disa u hodhën nga dritaret për të shpëtuar. Presidenti Erdogan shpalli të mërkurën ditë zie kombëtare pas tragjedisë, e cila ndodhi gjatë pikut të sezonit të turizmit dimëror.