Vuçiqi, i pakënaqur nga politikat e BE-së, do të intensifikojë bisedimet me Uashingtonin
Serbia do të intensifikojë bisedimet me Uashingtonin...

Serbia do të intensifikojë bisedimet me Uashingtonin për dialogun me Kosovën. Këtë e ka paralajmëruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesin special të BE-së në largim për dialogun, Miroslav Lajçak, të realizuar në Davos të Zvicrës.
Vuçiqi njëherit ka shprehur shqetësimin e tij për politikën evropiane ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se pret që së shpejti në pozitën e Lajçakut të emërohet danezi Peter Sorensen.
“Unë jam i shqetësuar për politikën evropiane për këtë çështje, jo vetë Sorensen, i cili është një njeri profesionist dhe i drejtë, por politika e qetësimit ndaj Kurtit dhe njoftimet e tyre, pavarësisht provokimeve aktive, se do të lejohen në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera. Gjithmonë do të shihni të njëjtin grup vendesh, do të jetë pjesë e vendeve baltike, vendeve skandinave, Holandës, Bullgarisë, Kroacisë, gjithmonë i njëjti grup vendesh dhe gjithmonë një fuqi e madhe evropiane pas saj që pretendon të jetë naive dhe i pafajshëm, sikur nuk i di të gjitha këto dhe ai nuk e kupton se për çfarë bëhet fjalë argumentet dhe se do të flasim me amerikanët”, ka thënë Vuçiqi.
Ndërsa Lajçaku ka vlerësuar se Marrëveshja e Ohrit ka hapur një mundësi për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. (Gyltene Sinani, TVM2)
