Maqedoni

Mungesa e terapisë biologjike në Onkologji, Klekovski: Pasojë e planifikimit jo të mirë

22.01.2025 15:20

Mungesa e medikamenteve për terapinë biologjike të pacientëve onkologjik do të zgjidhet me aneks marrëveshje...

Autoritet shëndetësore janë duke kërkuar zgjidhje për mungesën e terapisë biologjike për pacientët onkologjikë. Drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski, thotë se problemi për mungesën e 6 medikamenteve nuk është për shkak të mjeteve, por për shkak të planifikimit jo të mirë të buxhetit. 
 
“Problemi nuk është aspak në aspekt financiar. Ne vitin e kaluar kemi fituar 5 milionë euro më shumë, ndërsa këtë vit do të fitojmë edhe më shumë mjete financiare, por problemi qëndron tek tejkalimi nga viti në vit. Për momentin është duke u punuar për t’i siguruar dy prej medikamenteve të nevojshme, ndërsa të tjerët do të sigurohen gjatë procedurave adekuate.”, - deklaroi drejtori i FSShM-së, Sasho Klekovski.
 
Për të pasur menaxhim dhe planifikim më të mirë të terapisë, nevojitet të ketë regjistër të veçantë të pacientëve onkologjikë, shton Klekovski. Autoritet shëndetësore në mbledhjen e fundit mes përfaqësuesve të Qeverisë dhe të Klinikës Onkologjike vlerësuan se mungesa e terapisë biologjike nuk do të përsëritet, në qoftë se përpilohet lista e saktë e pacientëve onkologjikë dhe atyre u shpërndahet në kohë terapia e nevojshme.
 
“Ne patjetër duhet të bëjmë një regjistër të pacientëve, pra të përpilojmë listën e saktë të pacientëve, njëjtë siç ka për pacientët me sëmundje të rralla apo nga diabeti, ku në mënyrë adekuate do të evidentohen pacientët dhe  do të marrin barnat e tyre të nevojshme.”, - theksoi drejtori i FSShM-së, Sasho Klekovski.
 
“Për atë arsye themi se për këtë çështje nevojitet regjistri i pacientëve për të pasur një parashikim dhe menaxhim më të mirë të buxhetit dhe shpërndarjes së barnave. Për momentin është vështirë të tregoj me detaje, mirëpo disa pacientë janë të mbuluar me terapinë e nevojshme e të disa kjo terapi është mbulim të terapisë ekzistuese. Kështu që shumica e pacienteve nuk kanë mbetur tani pa terapi.”, - u shpreh drejtori i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji,
Igor Stojkovski.
 
Pacientët onkologjikë dhe OJQ-ja ditë më herët alarmuan se në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë mungojnë 6 ilaçe të terapisë biologjike, barna këto që janë “jetë” për pacientët me kancer metastatik. Autoritet thonë se për këtë vit janë parashikuar të ketë edhe punësime të reja në klinikën onkologjike, por sa do që të punësohen, kjo nuk do të amortizojë gjendjen në këtë klinik, pa u përfshirë edhe klinikat tjera në kurimin e këtyre pacientëve. 
 
REXHEP QAMILI