Botë

Shqipëri, shënohet Dita e Dëshmorit

05.05.2015 17:39

Shqipëria përkujton sot Ditën e Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare...

Por, edhe pse janë mbledhur për nder të heronjve kombëtarë, drejtuesit e dy partive më të mëdha, Edi Rama dhe Lulzim Basha, kanë zhvilluar homazhe të ndara, e aq më tepër e kanë shfrytëzuar ditën e 5 majit për fushatë. 
 
Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, u bëri thirrje shqiptarëve që më 21 qershor të votojnë për të larguar qeverinë socialiste.
 
Por, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Lleshi, i tërhoqi vëmendjen politikës që ta fillojë fushatën më 22 maj, në të kundërtën do të ketë sanksione.
 
Ndërkohë, Dita e Dëshmorëve është shoqëruar me incidente, pasi Garda e Republikës nuk ka lejuar përfaqësuesit e partisë komuniste që të marrin pjesë në homazhe.
 
LULJETA NDOKA