ShBA, Mickoski takon diasporën maqedonase
Kryeministri, Hristijan Mickoski, është në takim me diasporën maqedonase...

Kryeministri, Hristijan Mickoski, është në takim me diasporën maqedonase në Nju Xhersi të ShBA-së. Kreu i ekzekutivit ka folur për përforcimin e lidhjes me diasporën në drejtim të ruajtjes së identitetit maqedonas.
Sipas Mickoskit, vetëm në këtë formë mund t’i kontribuohet zgjidhjes së çështjes dhe ruajtjes së identitetit dhe traditës.
“Çështja maqedonase përfundimisht të marrë zgjidhje, pasi që kjo nuk është zgjidhur. Kjo po zgjat me shekuj dhe ende ekziston. Andaj është shumë e rëndësishme që kjo lidhje që ka atdheu me maqedonasit në diasporë të vazhdojë të funksionojë dhe të forcohet dhe të bëhet akoma më e fuqishme dhe këtë bashkëpunim ta ngremë në një nivel më të lartë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Kryeministri gjithashtu theksoi se Qeveria është e angazhuar për interesat e shtetit, zhvillimin dhe kthimin e dinjitetit, me qëllim që diaspora të jetë krenare me vendin e tyre, si dhe kthimin një ditë në vendlindje.
Sipas kryeministrit, takimet e tilla do të realizohen edhe në të ardhmen. Mickoski edhe në takime të tjera ekonomike dhe politike ka lobuar për interesat dhe zhvillimin e shtetit.
Aktivitetet e kryeministrit janë zhvilluar në kuadër të pjesëmarrjes së tij në inaugurimin e presidentit të ShBA-së, Donald Tramp. (Meral Ismaili, TVM2)
