Maqedoni
Homazhe për Ditën e Dëshmorit edhe në Kumanovë
05.05.2015 17:44
“5 Maji”–Dita e Dëshmorit, edhe në rajonin e Kumanovës dhe Likovës u shënua me aktivitete të ndryshme.

Në organizim të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, dega Kumanovë–Likovë, sot u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë.
Me rastin e “5 Majit –Ditës së Dëshmorit, veteranë të luftës, invalidë e familjarë të dëshmorëve bënë homazhe në të gjitha varrezat e dëshmorëve në Kumanovë dhe fshatrat e Likovës, edhe një herë duke nderuar veprën e tyre kombëtare.
NEXHAT AQIFI
