Fetai, takim me përfaqësuesen e OSBE-së, Merima Abdiç

22.01.2025 18:15

Zëvendës kryemisnitri për qeverisje të mirë, Arben Fetai...

Zëvendës kryemisnitri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka pritur në takim, delegacionin e Departamentit për Krimin e Organizuar Transnacional dhe Korrupsionin të OSBE-së, i kryesuar nga Merima Abdiç, zyrtare e projektit “Fuqizimi i Përpjekjeve për Rikthimin e Pasurive”.

Fetai me këtë rast ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në fushën e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurive, si pjesë e këtij projekti. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit u dakorduan për të thelluar më tej bashkëpunimin në kuadër të zbatimit të strategjisë së re të Qeverisë në këtë fushë. Theks i veçantë i është dhënë mbështetjes për institucionet përgejgjëse për konfiskimin dhe menaxhimin e pasurive të paligjshme, si dhe nxitjes së ripërdorimit social të mjeteve të gjeneruara nga shitja e aseteve të konfiskuara.