ISHSSH, procedurë disciplinore për vdekjen e binjakëve

22.01.2025 21:53

Pas inspektimit të jashtëzakonshëm...

Pas inspektimit të jashtëzakonshëm në spitalin e Prilepit, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor do të kërkojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për punëtorët shëndetësorë që morën pjesë në trajtimin dhe lëshimin nga spitali i binjakëve të porsalindur që vdiqën më 16 janar.

Në konstatimin e Inspektoratit thuhet se do të jepet urdhër për raportim të detyrueshëm në Qendrën kompetente për Çështje Sociale në rast se interesat e pacientit, përkatësisht prindit apo kujdestarit janë në konflikt dhe për të cilin Inspektorati do të dorëzojë procedurë kundërvajtje përkatëse. 
 
Inspektorati gjithashtu thotë se deri te ministri i shëndetësisë do të iniciojë procedurë për mbikëqyrje profesionale mbi punën e institucionit shëndetësor në përputhje me Ligjin për mbrojtje shëndetësore.