Maqedoni

Parashikimi i motit

23.01.2025 08:51

Moti sot pjesërisht i vranët me periudha me diell më të shpeshta në pjesën lindore dhe me erë të lehtë jugperëndimore.....

Moti sot pjesërisht i vranët me periudha me diell më të shpeshta në pjesën lindore dhe me erë të lehtë jugperëndimore. Në lugina do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta, të cilat gjatë ditës do të dobësohen.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -5 deri në 4°C, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 5 deri në 14°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe e qetë me mjegull e cila në mes të ditës do të zvogëlohet. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9°C.
 
Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm vranësirash me periudha me diell dhe rritje të temperaturave ditore, sidomos në zonat malore. Do të mbetet me mjegull dhe më ftohtë në lugina me temperatura ditore më të ulëta. Mbulesa ekzistuese e borës do të ulet ndjeshëm deri në fund të javës.