Maqedoni

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë

23.01.2025 09:03

Për shkak të mjegullës shikimi është zvogëluar nga 50 deri në 100 m...

LAMM njofton se për shkak të mjegullës shikimi është zvogëluar nga 50 deri në 100 m në kalimin malor Stracin, Manastir, Prilep, Makedonski Brod, Koçan, Dellçevë, Strumicë dhe Petrovec.
 
Qarkullimi në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht me lagështirë. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
Rekomandohet lëvizja me shpejtësi të përshtatshme, respektimi i sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe lëvizja me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.