Botë

Shpërthejnë zjarret në Los Anxhelos, urdhërohet evakuimi i banorëve

23.01.2025 09:46

Rreth 31,000 persona janë nën një urdhër evakuimi të detyrueshëm...

Autoritetet e qarkut të Los Anxhelosit kanë lëshuar urdhra evakuimi në një zonë rreth 60 kilometra në veri të qytetit, për shkak të një zjarri të ri që shpërtheu pranë liqenit Kastaik.

Flakët po djegin kodrat rreth pellgut dhe janë përhapur me shpejtësi, duke mbuluar një sipërfaqe mbi 20 kilometra katrorë në dy orë e gjysmë.
 
Pothuajse 20 mijë persona kanë marrë urdhër të largohen nga shtëpitë e tyre. Zona e prekur nuk është e populluar shumë, por erërat e Santa Anës i shtyjnë flakët drejt jugut, në një zonë që tani është subjekt evakuimi dhe që duket e mbuluar me një re të trashë tymi. Nga një popullsi prej 31.000 banorë, mijëra u urdhëruan të evakuoheshin, sipas sherifit të kontesë së Los Anxhelosit, Robert Luna. Rajoni është sërish nën një paralajmërim të kuq, që tregon për rrezik të lartë zjarri, për shkak të erërave të forta dhe kushteve të thata me nivele të ulëta lagështie.