Maqedoni
Penalja amnistoi organizatorët e 27 prillit
23.01.2025 11:01
Gjykata Themelore Penale në Shkup e pranoi kërkesën për amnisti...

Gjykata Themelore Penale në Shkup e pranoi kërkesën për amnisti nga të akuzuarit: Trajko Veljanovski, Spiro Risteski, Mile Janakieski dhe Vladimir Atanasovski.
Ndërpritet procedura penale kundër Trajko Veljanovskit, Spiro Risteskit, Mile Janakieskit dhe Vladimir Atanasovskit, e iniciuar me aktakuzën e QKK-së për veprën penale “Kanosje terroriste e rendit kushtetues dhe sigurisë”.
“Ju keni të drejtë ankimimi ndaj këtij vendimi nëpërmjet kësaj gjykate në Gjykatën e Apelit. Arsyet e këtij vendimi do të shpjegohen individualisht me një përgjigje me shkrim që do ta merrni në kohën më të shkurtër të mundshme”, theksoi gjyqtari, Ilija Tërpkov.
