Maqedoni
Kompania Energjetike, EVN, simpozium kushtuar menaxhmentit energjetik
05.05.2015 17:47
Kompanitë tregojnë interes të madh për implementimin e menaxhmentit energjetik gjatë punës...

Në simpoziumin e sotëm të organizuar nga EVN-Maqedoni për menaxhmentin energjetik, mbi 50 kompani patën mundësi të njihen me mundësitë e menaxhmentit energjetik, me çka mundësohet efikasitet më i madh gjatë punës dhe ulje e shpenzimeve të energjetikës.
Me implementimin e menaxhmentit energjetik, kompanitë do t’i ulin shpenzimet e energjisë elektrike për 30%, vlerësojnë nga EVN.
“Kur bëjmë fjalë për menaxhmentin energjetik si mjet, duhet të llogarisim se kompanitë do të kursejnë rreth 30% të llogarisë përfundimtare të energjisë elektrike”- deklaroi menaxheri i EVN-së, Niko Berberu.
“Poenta e menaxhmentit energjetik është që të ulen shpenzimet e kompanive. Me uljen e shpenzimeve duam të shënojmë efikasitet më të madh të kompanive, ndërsa me rritjen e efikasitetit do të rritet konkurrenca”- tha menaxheri i EVN-së, Markus Brandshteter.
Në simpoziumin e sotëm u prezantuan edhe benefitet e menaxhmentit energjetik të kompanive, të cilët veç më implementojnë menaxhmentin energjetik në punën e tyre.
ERSAN PAJAZITI
