Maqedoni

Mungesa e barnave në Onkologji, LSDM: Për kaosin në Onkologji, përgjegjëse Qeveria

23.01.2025 15:27

LSDM-ja opozitare vazhdon me akuzat ndaj pushtetit për mungesën e terapive biologjike në Klinikën e Onkologjisë...

LSDM-ja opozitare vazhdon me akuzat ndaj pushtetit për mungesën e terapive biologjike në Klinikën e Onkologjisë. Sipas tyre, derisa pacientët në Klinikën e Onkologjisë po luftojnë për jetën e tyre, Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe zyrtarët e saj të paaftë po tregojnë mosinteresim të plotë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. 
 
“Pacientët onkologjikë nga e gjithë Maqedonia po përballen me mungesë të terapisë së nevojshme, mungesë të personelit shëndetësor dhe kushte elementare për trajtim. Ky kolaps që ndodh në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë është një tjetër tregues i paaftësisë së kryeministrit, Mickoski, dhe ministrit Taravari për t'iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe të gjithë sistemit shëndetësor në përgjithësi.”, - deklaroi Belkisa Zeqiri nga LSDM. 
 
VMRO: Fajtore, kompanitë e afërta me LSDM-në
 
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE i përgjigjen akuzave me kundër-akuza se fajtor për këtë gjendje në Klinikën e  Radioterapisë dhe Onkologjisë janë kompanitë e mëdha të barnave, të cilat janë të afërta me LSDM-në. VMRO-DPMNE shtrojnë pyetjen se a është e vërtetë që farmacia Panovski, e cila ka lidhje me Filipçen, po shantazhon sistemin shëndetësor maqedonas me çmime të larta për terapi onkologjike?
 
“Çdo vit, dy-tre muajt e parë të vitit ka mungesë të terapisë onkologjike dhe çdo vit i njëjti grosist blen barna me çmime jashtëzakonisht të larta të barnave, duke abuzuar me sëmundjen e njerëzve dhe duke krijuar artificialisht një krizë droge. E njëjta mafi e vdekjes, po ajo shumicë, për këto 30 vjet, për interesat e saj politike të biznesit dhe ndërgjegjen e saj të papastër, ka shkaktuar më shumë jetë të humbura se çdo aksident tjetër në rajon.”, - theksoi Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE. 
 
Nga VMRO-DPMNE shtojnë se inkurajojmë prokurorin publik, që të kryejë një veprim të gjerë hetimor për të gjitha abuzimet e terapisë onkologjike, e cila bëhet nga i njëjti tregtar me shumicë.
 
BELINDA KOKA ADEMI