Maqedoni

Parashikimi i motit

24.01.2025 08:50

Kjo e premte do të jetë me alternime të kthjellimeve dhe vranësirave, pothuajse në të gjithë territorin....

Moti sot nëpër lugina do të jetë me mjegull dhe më i ftohtë në pjesën më të madhe të ditës. Në zonat e mbetura me diell me vranësira mesatare dhe kryesisht i qetë.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -4 deri në 4°C, kurse maksimalja 7 deri në 15°C. Në zonat me mjegull, temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 6°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot me mjegull dhe i qetë në pjesën më të madhe të ditës. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 6°C.
 
Në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë, sidomos në vendet më të larta dhe male, për çka edhe mbulesa e borës do të vazhdojë të ulet. Në lugina do të jetë me mjegull dhe më ftohtë, sidomos në orët e paradites.