Botë

Teksas, ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin

05.05.2015 17:59

ISIS-i ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit në festivalin e karikaturave të profetit Mohammed, në Garland të Teksasit, dhe ka paralajmëruar se do të ketë sulme të tjera...

Në një regjistrim në kanalin zyrtar të radios, grupi tha se dy ushtarë të “Al Khilafa” sulmuan aktivitetin. 
 
“Al Khilafa” është term që ISIS-i u referohet ushtarëve të saj.
 
Dy sulmuesit, Elton Simpson dhe Nadir Soofi, plagosën një roje të sigurisë para se të vriteshin nga policia. Lajmërimi i ISIS-it në radio gjithashtu i referohet Simpsonit dhe Soofit, si “vëllezër” të grupit terrorist. Deklarata përfundon me këtë paralajmërim:“Ne u themi mbrojtësve të kryqit, SHBA-ve, se sulmet e ardhshme do të jenë më të ashpra dhe më të këqija”.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI