Maqedoni
Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në disa akse rrugore
24.01.2025 09:09
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore,nëpër rrugë kryesisht të lagështa...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore,nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës ka nga 50 deri 100 metra në akset rrugore Gostivar-Tetovë-Shkup, Veles-Katllanovë, Strumicë-Koçan-Shtip dhe Saramzalin, informojnë nga LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, në afërsi të fshati Bashino është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.
