Maqedoni
Më ftohtë sot në mëngjes në Manastir -4, në Shkup dy gradë dhe mjegull
24.01.2025 09:46
Në Manastir -4, në Shkup dy gradë dhe me mjegull...

Mëngjesi më i ftohtë është regjistruar sot në Manastir me -4°C, në Prilep -3°C, në Tetovë -1°C, dy gradë mbi zero në Shkup, ndërsa më ngrohtë është në Krushevë me 4°C.
DPHM njoftoi se në Kodrën e Diellit ka shtresë dëbore prej 44 centimetra, në Krushevë 18 dhe në Manastir 11 centimetra.
Moti sot nëpër lugina do të jetë me mjegull dhe më i ftohtë në pjesën më të madhe të ditës. Në zonat e mbetura me diell me vranësira mesatare dhe kryesisht i qetë. Në zonat ekstreme malore veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 15°C, kurse në lugina me mjegull nga 2 deri në 6°C.
Në Shkup do të jetë me mjegull dhe qetësi në pjesën më të madhe të ditës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6°C.
