Botë
Trampi për përfundimin e luftës: Ukraina është gati, pyesni Rusinë
24.01.2025 11:29
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shprehu dëshirën për një takim të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, shpreu dëshirën për një takim të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, me qëllim sigurimin e përfundimit të konfliktit gati trevjeçar në Ukrainë, që ka shkaktuar viktima të shumta dhe pasoja të rënda humanitare.
“Do të doja shumë të takohem së shpejti me presidentin Putin për ta përfunduar këtë luftë. Miliona jetë po humbasin, është një masakër”, tha ai. Sipas tij, është koha që të dyja palët të ndërmarrin hapa konkrete drejt një zgjidhjeje paqësore.
Trampi rikujtoi gjithashtu premtimet e tij gjatë fushatës presidenciale, ku kishte deklaruar në mënyrë të përsëritur se do të arrinte një marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë që në ditën e parë të mandatit ri presidencial. Megjithatë, këshilltarët e tij tani pranojnë se procesi i zgjidhjes së këtij konflikti është më kompleks dhe mund të zgjasë për disa muaj.
Presidenti amerikan theksoi se përpjekjet e ShBA-së për të siguruar një marrëveshje paqësore janë tashmë në proces, por ai refuzoi të japë detaje të mëtejshme.
“Duhet të pyesni Rusinë. Ukraina është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje.”, tha Trampi kur u pyet për qëndrimin e palëve në konflikt.
