Maqedoni

Gjykata Themelore në Strugë, 4 procese gjyqësore kundër Merkos

24.01.2025 11:50

Në Gjykatën Themelore në Strugë filloi i pari nga katër gjykimet e parapara për sot kundër kryetarit Ramiz Merko...

Në Gjykatën Themelore në Strugë filloi i pari nga katër gjykimet e parapara për sot kundër kryetarit Ramiz Merko – për pllakën në objektin e komunës, dy për drejtorët e shkollave dhe për blerjen e “Audisë”.

Gjykimi i parë sot ka të bëjë me emërimin e paligjshëm të drejtorëve të shkollave dhe është në procedurë provash, duke vazhduar me marrjen në pyetje të ish-ministrit të Arsimit nga BDI, Jeton Shaqiri. Shaqiri, së bashku me shefin e sektorit për financa në Komunën e Strugës, Abedin Nuroski, duhej të merrej në pyetje në seancën e kaluar në tetor të vitit të kaluar, por nuk ka ndodhur për shkak të mosdorëzimit të duhur tek dëshmitarët.